Facebook na jep nga 10 euro: Kështu mund t’i merrni ato

E publikuar: 18/04/2015 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook do të ju dhuroj nga 10 euro përdoruesve të saj, si shenjë përkujdesje. Besoni se këto para për një kompani si Facebook, nuk janë asgjë, ndërsa disave këto para mund të ju shërbejnë. Kështu nëse sot ju arrin një mejl se keni fituar para mos e fshini porosinë.

Facebook është rrjetin social më i popullarizuar, dhe në nivel mujor ka një miliard e 390 milion shfrytëzues, që paraqet numër më i madh se popullata në Kinë, shteti më i populluar në botë. Por, për qytetarët e vendit tonë procedura për të marrë këto para është e komplikuar, duke pasur parasysh se jemi larg Bashkimit Evropian, megjithatë çmimi nuk është i pakapshëm.

Para se gjithash është e nevojshme të hapni një llogari në Irlandë (vend i cili ka tatim më të vogël në Evropë), ndërsa këtë mund ta bëni nëpërmjet internetit. Sendin tjetër që duhet ta bëni është të plotësoni një formularë të vogël i cili do të shfaqet shumë shpejt në “News feed”-in tuaj. Plotësimi i formularit është e nevojshme që Facebook të mund të vërtetoj se bëhet fjalë për personin e vërtetë. Nga ju do të kërkoj të jepni informacione për vendin e banimit, numrin e xhiro-llogarisë, numrin e telefonit. Nëse mendoni se me më shumë profile të rrejshëm do të merrni më tepër para, duhet të dini se kjo nuk do të jetë e mundur sepse Facebook nga çdo person që ka plotësuar formularin kërkon vërtetim për identitetin, njofton Faktor, transmeton Shprehja.

Pasi të plotësoni formularin pritni telefonatë nga operatori i kompanisë Facebook. Për fat, nuk është e duhur të dini gjuhën angleze sepse operatori që ju kërkon mund të flas në gjuhën kroate. Gjatë bisedës nga ju do të kërkoj t’i konfirmoni informacionet të cilët i keni plotësuar në formularin.

Facebook me ndarjen e 10 euro ka filluar në muajin prill ndërsa e gjithë kjo pritet të zgjatë deri në fund të vitit.