Facebook: Miliona fjalëkalime të Instagram janë ruajtur në format të lexueshëm

E publikuar: 20/04/2019 03:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muajin e kaluar lajmet shpërthyen se punonjësit e Facebook kanë patur akses në 600 milionë fjalëkalime përdoruesish të cilët ishin ruajtur në tekst të zakonshëm.

Sot kompania zbuloi se miliona fjalëkalime të Instagram gjithashtu ishin ruajtur në një format të lexueshëm nga kushdo.

Një hetim i brendshëm arriti në përfundimin se fjalëkalimet e ruajtura nuk ishte abuzuar nga brenda kompanisë e as aksesuar me qëllim të keq, megjithatë pavarësisht justifikimeve të rrjetit social, lista e skandaleve të privatësisë së Facebook që shtohet dita ditës po shndërrohen në problem serioz.

Rrjeti social e dha lajmin si pjesë të një postim në blog muajin e kaluar të 600 milionë fjalëkalimeve të aksesuara nga punonjësit.

Kjo lëvizje u pa me dyshim sepse mund të jetë bërë për të tërhequr më pak vëmendje. Një zëdhënës i Facebook tha se nuk është e tillë dhe se rrjeti social thjeshtë kishte mësuar se ishin ruajtur më shumë fjalëkalime sesa kishte imagjinuar.

Facebook besonte se vetëm mijëra përdorues janë prekur po mësoi se ishin miliona. 24 orë më parë Facebook tha se kishte ruajtur kontaktet e e-maileve të 1.5 milionë përdoruesve të rinj. Rrjeti social do të njoftojë të gjithë përdoruesit fjalëkalimet e të cilëve janë ruajtur në tekst. /PCWorld Albanian