Facebook Messenger po teston mesazhet vetë-shkatërruese

E publikuar: 12/11/2015 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook vazhdon të kopjojë Snapchat-in. Këtë herë kompania ka vendosur të kopjojë veçorinë e vetë-shkatërrimit të mesazheve tek Facebook Messenger. Disa përdorues të Facebook Messenger në Francë kanë parë opsionin për vetë-shkatërrimin e mesazheve pas një kohe të caktuar.

Facebook tha për Buzzfeed se po planifikon të përhapë këtë veçori tek të gjithë përdoruesit. Kompania do të vendosë një afat kohor për mesazhet, kështu ato do të fshihen automatikisht.

Facebook

“Duke filluar nga sot, ne po zhvillojmë një test të vogël në Francë në lidhje me një veçori që lejon njerëzit të dërgojnë mesazhe që fshihen një ore. Mesazhet shkatërruese iu japin mundësi njerëzve të zgjedhin një tjetër opsion argëtues kur komunikojnë në Messenger. Do të dëgjojmë me shumë vëmendje përshtypjet e njerëzve që do ta provojnë atë,” tha Facebook për The Next Web.