Facebook Messenger arrin 1 miliard shkarkime në pajisjet Android

E publikuar: 12/06/2015 01:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook Messenger është shkarkuar më shumë se 1 miliard herë në pajisjet Android, një shifër e cila është arritur vetëm nga disa aplikacione. David Marcus, zëvendës presidenti i Facebook Messenger, njoftoi në një postim se aplikacioni Messenger i kompanisë është tani një nga pak aplikacionet në Google Play Store që ka arritur 1 miliard shkarkime.

Përveç Facebook-ut dhe WhatsApp-it, të cilët kanë arritur me kohë shifrën e 1 miliard shkarkimeve në dyqanin e aplikacioneve, edhe Google ka kapur këtë shifër me aplikacionet e saj si Gmail, YouTube, Search dhe Maps. Përveç dërgimit të mesazheve, aplikacioni Messenger mund të përdoret edhe për të bërë thirrje me audio apo për të luajtur lojëra. Dje Facebook prezantoi edhe lojën e parë për këtë aplikacion.

/krokodili/