Facebook me një hapësirë të dedikuar adhuruesve të lojërave

E publikuar: 15/03/2019 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e sotme rrjeti social Facebook lançoi një tab të dedikuar adhuruesve të lojërave për ti ndihmuar të gjejnë përmbajtjet që kërkojnë në platformë.

Tabi do të jetë i disponueshëm nga paneli kryesor i navigimit në aplikacionin Facebook. Funksioni do të fillojë të ofrohet për 700 milion përdorues fillimisht që Facebook i konsideron si individë që ndërveprojnë më së shumti me lojërat.

Me kalimin e kohës do të ofrohet edhe për të tjerë. Me tabin e ri lojtarët do të gjejnë tre lloje përmbajtjesh së lojërave. E para janë lojërat. Facebook do ti zhvendosë Instant Games në tabin Facebook Gaming e ri ku përdoruesit mund të ftojnë miqtë të luajnë dhe bisedojnë me ta njëherazi nga tabi.

Facebook Gaming do të ofrojë edhe video të lojërave të ndryshme, ligave të esporteve dhe transmetuesve live.

Me kalimin e kohës Facebook do të rekomandojë video bazuar në lojërat që pëlqeni. Së fundi tabi i ri do të shërbejë si hapësira kryesore e grupeve të lojërave. Përdoruesit mund të lidhen me lojtarë të tjerë, të bisedojnë rreth titujve të preferuar dhe të organizohen për të luajtur.

Përveç se ka vendosur të ofrojë një tab të dedikuar, Facebook ka filluar të eksperimentojë edhe për një aplikacion më vete Facebook Gaming. Një beta e limituar është e disponueshëm në Android.

Vitet e fundit rrjeti social ka shtuar përpjekjet në këtë sektor të dominuar nga Twitch dhe YouTube. Por me 700 milionë lojtarë në rrjetin social, Facebook ka shansin të shndërrohet në një forcë në këtë hapësirë. /PCWorld Albanian