Facebook mbyll 212 llogari dhe faqe në Kosovë dhe Maqedoni me 685 mijë ndjekës

E publikuar: 28/03/2019 03:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lufta e Facebook kundër llogarive të rreme nuk do të ndalohet. Rrjeti social ka mbyllur 2,632 llogari grupe dhe faqe në Facebook dhe Instagram.

Llogaritë e mbyllura u përkisni individëve në Rusi, Iran, Maqedoni dhe Kosovë edhe pse rrjeti social nuk gjeti ndonjë lidhje mes aktiviteteve të tyre.

Shumica, 1,907, ishin Ruse dhe ose postonin spam ose flisnin për politikën në Ukrainë përfshirë aneksimin e Krimesë. 512 ishin llogari Iraniane, grupe dhe faqe që nxisnin tensione në Lindjen e Mesme. 212 llogaritë dhe faqet e tjera ishin nga Maqedonia dhe Kosova dhe përfaqësonin “komunitete politike” në Australi, Britani dhe SHBA.

Shtrirja e tyre ishte e madhe. Afroi 1.7 milionë ndiqnin faqet Ruse dhe 1.4 milionë ato Iraniane.

Në njoftimin e Facebook-ut thuhet se personat nga Kosova dhe Maqedonia që menaxhuan këto faqe, kanë mashtruar duke thënë se përfaqësojnë komunitetet politike në vendet si Australia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këto faqe, sipas Facebook-ut, janë shpërndarë lajme me përmbajtje jo-vendore, lajme për shëndetin dhe për persona të famshëm. Po ashtu, thuhet se janë shpërndarë linqe të ndryshme apo shkrime me përmbajtje nacionalizmi, me përmbajtje fetare, kryesisht fenë islame dhe përmbajtje për figurat të caktuara politike.

“Edhe pse ata tentuan të prezantojnë rrejshëm veten e tyre, ne kemi gjetur se këto faqe, grupe dhe llogari, kanë qenë të lidhura me një grup të njerëzve që veprojnë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ne jemi vazhdimisht duke punuar në zbulimin dhe ndalimin e këtij lloji të aktivitetit, sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit,” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Facebook.

Prezenca në Facebook dhe Instagram ishte 40 faqe dhe 172 llogari Facebook. Ato kishin së bashku 685 mijë ndjekës. Që nga hapja e tyre Facebook tha se janë shpenzuar 5,800 dollarë në reklamim. Reklama e parë ishte në Tetor 2013 ndërsa e fundit në Mars 2019.

Facebook thotë se ka ndarë informacione me autoritet lokale.

Si në të kaluarën Facebook se di se është ende larg zgjidhjes së problemeve dhe një sjelljeje të tillë. Duhet përmirësim i vazhdueshëm i automatizimit, moderatorëve njerëzor dhe bashkëpunimit me aktorë të jashtëm si policia dhe ekspertët e sigurisë.

Mbyllja në masë e llogarive dhe faqeve tregon se kompania është në rrugën e duhur edhe pse ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim. /PCWorld Albanian