Facebook lançon një treg të dedikuar makinave në rrjetin social

E publikuar: 26/10/2017 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook njoftoi ditën e sotme se kishte filluar një seri bashkëpunimesh me shitës të automjeteve për të dërguar listat e tyre në rrjetin social dhe lehtësuar blerjen dhe shitjeve e makinave në platformë.

Që nga debutimi në 2016-ën i Marketplace, Facebook ka parë një rritje të shitjeve të makinave ndërsa tani platforma ofron kategorizime sipas markës, vitit të prodhimit, kilometrave të përshkuara dhe çmimit.

Tashmë falë bashkëpunimeve të reja, Facebook Marketplace ka një seksion të dedikuar për blerjen dhe shitjen e makinave dhe jo vetëm, por edhe kontaktimin në mënyrë të drejtpërdrejtë me rishitësit apo vetë kompanitë.

Facebook Marketplace debutoi fillimisht në SHBA, Britani dhe Australi për tu zgjeruar në Verë edhe në 17 vende Evropiane, pjesë e të cilave ende nuk janë shumë vend të tjera të botës.

Rrjeti social do të listojë në platformë të dhënat e disa rishitësve si Kelley Blue Book, Edmunds, Cars.com, Auction123, CDK Global dhe SocialDealer.

Gjithashtu do të shtohen më shumë specifika si lloji i transmisionit apo i makinës. Për ata që duan të komunikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shitësit, Facebook rekomandon Messenger. /PCWorld Albanian