Facebook lançon Messenger Lite për iOS

E publikuar: 10/10/2018 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak ditë më parë Facebook prezantoi në heshtje të plotë një versione “Lite” të aplikacionit Facebook për iOS por vetëm në Turqi


Sot kompania bëri të njëjtën gjë me aplikacionin Messenger Lite në iOS.

Aplikacioni u vu re nga Sensor Tower dhe është disaherë më i vogël në megabajt sesa versioni origjinal.


Konkretisht aplikacioni Messenger peshon 140MB ndërsa versioni Lite vetëm 10MB.

Sakaq aplikacioni i Facebook është vetëm 5MB.

Aplikacioni i ri duhet të konsumojë edhe më pak internet celular si dhe të instalohet më shpejt.

Ai duhet të performojë të gjitha funksionet bazike të versionit origjinal por përdoruesit e parë raportuan se nuk tregon kur dikush është online. /PCWorld Albanian