Facebook lançon historitë për grupet, eventet dhe aplikacionin Lite

E publikuar: 15/11/2017 00:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e djeshme Facebook tha se do të shkrinte Facebook Stories me Messenger Day për të rritur angazhimin që u ka munguar krahasuar me Instagram dhe Snapchat.

Duke filluar nga dita e sotme përdoruesit e Facebook Groups dhe Events do të kenë mundësi të kontribuojnë tek një histori Facebook-u me foto dhe video të cilat moderohen nga administratorët.

Një ndryshim i tillë do të ishte i mirëseardhur për organizatorët e dasmave, në raste festash, takimesh dhe shumë evenimente të tjera.

Në esencë këto histori të përbashkëta funksionojnë njëlloj si hashtaget private në mënyrë që përdorues të ndryshëm të mund të shtojnë përmbajtje.

Përdoruesit do të shohin historitë në krye të News Feed-it të tyre si dhe tek faqet e eventit apo grupeve.

Videoja e paraqitur mëposhtë tregon më mirë sesi ato funksionojnë:

Në të njëjtën kohë Facebook lançoi historitë në aplikacionin lite të rrjetit social. Deri më sot përdoruesit mund të shikonin historitë vetëm nga aplikacioni kryesor i Facebook.

Duke integruar historitë në Evenimentet dhe Grupet, Facebook ka shkuar përtej kopjimit të Snapchat. Kompania nuk ka kopjuar thjeshtë diçka, por i sheh ato si pjesë e së ardhmes së rrjetit social. /PCWorld Albanian