Facebook ka 270 milion llogari të rreme

E publikuar: 03/11/2017 04:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook pranoi se 270 milion llogari në rrjetin social nuk janë legjitime duke vënë në pikëpyetje integritetin e rrjetit social i cili është nën presion nga autoritetet Amerikane për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.

Rrjeti social tha se kishte zbuluar më shumë llogari të rreme dhe të dyfishta sesa kishte menduar.

Afro 2-3% e përdoruesve aktivë prej 2.1 miliardësh ishte llogari të padëshiruara sipas rrjetit social, një rritje me 1% krahasuar me Korrikun.

Një tjetër 10% e llogarive janë të dyfishta por përfaqësojnë përdorues realë. Në total i bie që të jenë 13% e 2.1 miliard përdoruesve pse 270 milion llogari.

Ky lajm erdhi gjatë raportit financiar ku kompania tha se kishte pasur rritje me 79% të fitimit në 4.7 miliard dollar për tre mujorin e tretë të vitit.

Llogari të rreme konsiderohen edhe ato të bizneseve dhe organizatave që figurojnë si profile dhe jo faqe.

Kjo nuk është hera e parë që numri i përdoruesve të rrjetit social vihet në dyshim. Pak javë më parë u mësua se figuronin më shumë përdorues të moshave 18-24 vjeç sesa ishin të regjistruar nga censusi. /PCWorld Albanian