Facebook, Google dhe Twitter dëshmojnë përpara Kongresit Amerikan për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale

E publikuar: 28/09/2017 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekzekutivët e Facebook, Google dhe Twitter do të dëshmojnë përpara Kongresit Amerikane muajin e ardhshëm lidhur me akuzat e interferencës Ruse në zgjedhjet presidenciale Amerikane në 2016-ën.

Një zëdhënës i Senatit Amerikan tha se tre kompanisë do të pyeten nga Komiteti i Inteligjencës pranë Senatit më 1 Nëntor në një dëgjesë publike.

Një takim i tillë ishte paralajmëruar kohë më parë nga përfaqësues të Senatit por nuk ishin bërë publike emrat e kompanive.

Facebook dhe Google konfirmuan se kishim marrë një ftesë nga Senati por nuk thanë nëse do të merrnin pjesë. Në dëgjesën publike.

Gjatë këtij muaji Facebook tha se kishte zbuluar një fushatë reklamimi me vlerë 100,000 dollar në platformën e rrjetit social në 2016-ën e cila përmbante mesazhe politike.

Ditën e Mërkure presidenti Amerikan Donald Trump sulmoi rrjetin social Facebook përmes një cicërime në Twitter duke thënë se kishe bashkëpunuar me media të tjera që ishin kundër tij.

Presidenti ka reaguar me skepticizëm ndaj gjetjeve të inteligjencës Amerikane e cila arriti në konkluzionin se Rusia kishe ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Zuckerberg reagoi duke thënë se jo vetëm Trump por edhe liberalët kanë shprehur pakënaqësi ndaj përmbajtjeve të shpërndara në rrjetin social. /PCWorld Albanian