Facebook fshin dhjetëra llogari Ruse

07.05.2019 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Facebook fshin dhjetëra llogari Ruse

Rrjeti social Facebook njoftoi se ka fshirë dhjetra llogari që besohet se ishin me origjinë nga Rusia. Kompania tha se këto llogari ishin të përfshira në “sjellje të koordinuar joautentike”.

Në shënjestër të kompanisë ishin llogaritë që mashtronin për autenticitetin dhe se nuk ishte e qartë kush qëndronte pas tyre. Kjo masë e Facebook-ut përfshiu gjithashtu llogaritë në rrjetin social Instagram.

“Ne gjetëm dy operacione të ndara me origjinë nga Rusia që përdorën taktika të ngjashme, duke krijuar rrjete të llogarive për të mashtruar të tjerët për atë se kush ishin dhe çfarë po bënin”, tha, Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike në Facebook.

“Sjellja e koordinuar joautentike” ishte “pjesë e një rrjeti me origjinë nga Rusia që u përqendrua në Austri, vendet baltike, Gjermani, Spanjë, Ukrainë dhe Britaninë e Madhe “, tha ai.

Ukraina ishte fokusi i 97 llogarive në Facebook, faqeve ose grupeve të larguara nga rrjeti social, shtoi ai. Postimet nga llogaritë përfshinin zakonisht lajme lokale dhe politike, për konflikte ushtarake në Ukrainën lindore, luftën në Siri dhe politikën ruse shkruan Radio Evropa e Lirë.

Facebook nuk e ka zbuluar identitetin e atyre që qëndrojnë pas këtyre llogarive. Ky veprim është pjesë e përpjekjes më të fundit të gjigantit të mediave sociale për të shkurtuar numrin e llogarive të rreme që janë përhapur në platformë gjatë viteve të fundit.

Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se Facebook dhe platforma të tjera të mediave sociale janë përdorur nga një kompani ruse e quajtur Agjencia e Kërkimeve në Internet për të mbjellë mosmarrëveshje dhe përhapjen e keqinformimit në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, paditi kompaninë, pronarin e saj të supozuar dhe disa të tjerë për përdorimin e tyre të rreme të Facebook-ut gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


‘Harder’ titullohet kënga e re e Bebe Rexhës

‘Harder’ titullohet kënga e re e Bebe Rexhës

Capital T tregon muskujt për të ‘ngritur’ edhe më shumë temperaturat

Capital T tregon muskujt për të ‘ngritur’ edhe më shumë temperaturat

Jennifer Lopez shfaq linjat tërheqëse

Jennifer Lopez shfaq linjat tërheqëse

S’e ndalin skandalet, Loredana merr çmim të rëndësishëm në Gjermani

S’e ndalin skandalet, Loredana merr çmim të rëndësishëm në Gjermani

Kërkojnë medalje dhe pikë olimpike në Budapest

Kërkojnë medalje dhe pikë olimpike në Budapest

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë