Facebook dorëzon reklamat ruse në Kongresin amerikan

E publikuar: 22/09/2017 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Facebook njoftoi se do t’u dorëzojë hetuesve të kongresit amerikan 3 mijë reklama që u përdorën në rrjetin e saj. Këto reklama mendohet se janë të lidhura me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Drejtuesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, e bëri njoftimin ditën e djeshme, ndërsa theksoi bashkëpunimin e kompanisë me hetimet që po zhvillohen nga Departamenti i Drejtësisë dhe nga komisionet e Kongresit.

Zuckerberg është kritikuar që nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar përdorimin e Facebookt për të manipuluar apo ndikuar zgjedhjet.

Hetimi i Facebookut zbuloi një operacion rus që shpenzoi 100 mijë dollarë në reklama që synonin të ndikonin në zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit të kaluar. Rusia ka mohuar çfarëdolloj përfshirjeje.