Facebook do të luftojë shpërndarjen e fotove intime me inteligjencën artificiale

E publikuar: 16/03/2019 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook tha ditën e Premte se do të përdorë inteligjencë artificiale për të luftuar përhapjen e fotove intime shpërndarë pa lejen e personave që paraqiten në to, një fenomen i cili njihet ndryshe edhe si “revenge porn.”

Teknologjia e re është një shtesë e programi tjetër pilot nga rrjeti social për trajnimin e punonjësve të cilët do të analizonin imazhet.

Duke përdorur Machine Learning sot mund të gjurmojmë foto dhe video nudo të shpërndara pa leje në mënyrë proaktive,” tha Facebook.

Me pak fjalë rrjetin social pretendon se mund të zbulojë përmbajtje të tilla përpara se të tjerët ti raportojnë.

Një punonjës i Facebook do të rishikojë përmbajtjet e identifikuara nga teknologjia dhe nëse i sheh si fyese do ti fshijë dhe çaktivizojë llogaritë përgjegjëse për përhapjen e tyre.

“Revenge porn” është shpërndarja e imazheve me përmbajtje seksuale në internet pa dijeninë e personave që shfaqen në to në përpjekje për ti poshtëruar. Në pjesën më të madhe praktika prek femrat.

Facebook gjithashtu do të lançojë një hub të quajtur “Not Without My Consent” në faqen e sigurisë për ata persona që janë prekur. Të paktën 15,000 persona punonjës që nga muaji Dhjetor për këtë qëllim. /PCWorld Albanian