Fabregas te Chelsea deri në fund të sezonit

E publikuar: 30/11/2018 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cesc Fabregas ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Chelsea deri në fund të sezonit kur kontrata e tij të skadojë me klubin nga Stamford Bridge.

Mesfushori spanjoll ende nuk ka startaur këtë sezon me klubin londinez dhe nuk është më i preferuari nga Maurizio Sarri.

Ai ka një total prej 48 minutash lojë dhe ka shumë klube që duan shërbimet e tij qysh në janar.

Milani dhe Atletico Madridi janë skuadra që po kërkojnë shërbimet e lojtarit.

“Jo, nuk kam biseduar me asnjë klub”.

“Sigurisht se në janar unë mund të nënshkruaj me ndonjë klub, e ndoshta kjo mundësi mund të tërheqë klubet”.

“Tani për tani nga ajo që mund të them është se do të qëndroj këtu deri në fund të sezonit”.

“Unë luaj në Stamford Bridge dhe jam i lumtur. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Por, natyrisht se secili lojtar dëshiron të luaj më shumë”, deklaroi Fabregas. /Telegrafi/