Evropol: Arrestohen 30 anëtarë të grupeve kriminale

E publikuar: 05/07/2017 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 330 pjesëtarë të forcave policore nga Gjermania, Italia, Spanja dhe Evropoli kanë arrestuar 30 anëtarë të një grupi, i cili merrej me krimin e organizuar.

Grupi ishte i përfshirë në kontrabandën me drogë në botë dhe shpëlarjen e parave, njoftoi Evropol.

Hetimet janë në rrjedhë dhe në të ardhmen e afërt pritet të ketë arrestime të reja.  Njëkohësisht, hetuesit identifikuan dhe konfiskuan mjete në vlerë pesë milionë euro në Gjermani, Itali, Portugali, Spanjë dhe Britani të Madhe, aksion ky i kryer në kuadër të hetimeve ndërkombëtare me në krye Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe me mbështetje të Evropolit.

Hetimi ishte fokusuar në grupin e krimit të organizuar, i cili është aktiv në disa vende evropiane, ndërsa hetimet janë mbështetur nga Shërbimi evropian për bashkëpunim të drejtësisë (Eurojust).  Kriminelët kanë bërë tregti me drogë dhe kanë shpëlarë para duke përdorur skema të ndryshme financiare siç janë kompanitë fiktive. Përveç kësaj, është konfiskuar edhe rreth një ton drogë, përkatësisht rreth 520 kilogramë kokainë dhe 450 kilogramë hashash dhe marihuanë, thuhet në kumtesën e Evropolit.