Evropa në rrezik nga drogat

E publikuar: 06/06/2019 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia e Bashkimit Evropian që monitoron përdorimin e drogave të paligjshme thotë se kokaina po bëhet gjithnjë e më e pranishme në kontinent, përcjellë Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.

Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga drogat përmes një raporti sot tha se mediat sociale, rrjetet e errëta dhe transformimi i informacioneve në shifra po ndihmojnë bandat e vogla dhe individët në shitjen e drogës pa rënë në sy.

Agjencia bën të ditur se autoritetet kanë identifikuar “qendrat e thirrjeve të kokainës” të cilat përdorin korrierët që ofrojnë rrjete të shpejta dhe të adaptueshme.

Tutje ky institucion deklaron se se autoritetet janë duke luftuar kundër kësaj dukurie, ndërkohë që sasia e kokainës së konfiskuar në Evropë shënon rekorde.

Në vitin 2017, sipas të dhënave të vitit të plotë në dispozicion, autoritetet konfiskuan më shumë se 140 ton kokainë. Kjo ishte pothuajse dyfishi i sasisë së sekuestruar një vit më parë.

Megjithë rritjen e kokainës, kanabisi mbetet droga më e përdorur në Evropë.