Evropa gati planin për taksimin e gjigantëve të teknologjisë

E publikuar: 08/03/2018 06:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas disa muajsh spekulime, ministri Francez i ekonomisë Bruno Le Maire lajmëroi përmes një interviste me JDD se një model i ri taksimi pritet të hyjë në fuqi për gjigantët e teknologjisë.

Plani do të zbulohet në javët e ardhshëm. Google, Amazon, Apple dhe Facebook janë përballur me probleme sa i takon çështjes së taksave.

Ata vazhdimisht kanë transferuar të ardhurat e tyre në Irlandë, Luksemburg apo Holandë ku taksat korporative janë të ulëta.

Nganjëherë të ardhurat përfundonin në Bermuda ose ishullin e Jersey. Ndërsa të gjithë pretendojnë se është e ligjshme, gradualisht është shndërruar në një temë kontroverse në vendet Evropiane.

Gjigantët gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura, por Evropës i paguajnë thuajse asgjë.

Për këtë ministrat Evropian të Ekonomisë kërkojnë një mënyrë të re taksimi.

Le Maire tha se kompanitë duhet të presin taksime mes 2 deri në 6% të të ardhurave. /PCWorld Albanian