Evra nuk përjashton mundësinë e transferimit te Napoli

E publikuar: 11/11/2017 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Patrice Evra nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli edhe pas ndalimit shtatë mujor dhe, edhe pse “do të ishte e komplikuar”, nuk do të përjashtonte një transferim në Napoli.

Mbrojtësi francez e ka ndërprerë kontratën e tij me Olympique Marseille pasi u ndalua të luaj futboll deri më 30 qershor të vitit 2018 nga UEFA.

Gjithçka u ngrit nga një incident gjatë nxehjes për lojën e Ligës së Evropës të Marseillet me Vitoria Guimaraes, gjë që e pa Evran të godiste një tifoz me këmbë në fytyre gjatë një grindjeje.

“Ai e di se ai ka bërë një gabim, por karriera e tij nuk përfundon këtu”, ka thënë fillimisht agjenti Federico Pastorello për La Gazzetta dello Sport.

Evra me fanellën e Juventusit gjatë një ndeshje ndaj Napolit (Getty Images)

“Ai nuk dëshiron të varë këpucët e tij në këtë mënyrë. Fizikisht, ai është më i fortë se pesë apo gjashtë vjet më parë dhe shumë klube na kanë kontaktuar tashmë”.

Ka pasur sugjerime nga mediat që Evra mund të transferohet në Napoli pas dëmtimit të mbrojtësit të majtë Faouzi Ghoulam, edhe pse ai do të ishte i disponueshëm vetëm për ndeshjet e Serie A dhe jo për Ligën e Kampionëve.

“Patrice nuk e sheh veten në Serie A përsëri pas viteve të tij me Juventusin”.

“Ne nuk përjashtojmë asgjë, madje as Napolin, por mendoj se do të ishte e komplikuar”, përfundoi agjenti i Evras. /Telegrafi/