Evra e këshillon Ronaldon t’i bashkohet Juves

E publikuar: 09/07/2018 08:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Patrice Evra e ka këshilluar Cristiano Ronaldon që të largohet nga Real Madridi dhe t’i bashkohet Juventusit.

Qe disa ditë është duke u spekuluar se Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje për transferimin e superyllit portugez për 100 milionë euro nga Los Blancos.

Patrice Evra dhe Cristiano Ronaldo si bashkëlojtarë te Manchester Unitedi (Foto: Getty Images)

Ndërsa ish-mbrojtësi i Bianconerëve, i cili ka luajtur me CR7 te Manchester Unitedi, ka publikuar një video në InstaStory, ku ka folur për këtë temë.

“Të gjithë më pyesin, Pat, çfarë mendon ti? Nuk kam folur me Cristianon për këtë gjë, por këshilla ime është se nëse dëshiron të luajë deri në vitin 2050, duhet të shkojë te Juve. Nuk ka skuadër tjetër për t’iu bashkuar. Është e thjeshtë”.

“E falënderoj Juven, sepse pas Manchesterit vazhdova të fitoja dhe të vrapoja, ishte falë Juves”, ka deklaruar Evra, i cili më pas e ka kënduar himnin e Juventusit.

Patrice Evra dhe Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

“Pra, Cristiano, po ta them këtë: Merre vendimin e duhur. Ti e di sa të duan italianët, por është një sakrificë. Nëse shkon te Juve, duhet të punosh edhe atë shumë. Kaq shumë, nuk e di çfarë pushimi është”.

“Nëse shkon te Juve, do të jesh në Kampionatin e ardhshëm Botëror, jo si një maskotë, por si protagonist”, ka shtuar francezi, i cili është i njohur për komentet e tij komike. /Telegrafi/