Evertoni i futet garës për Wilshere

E publikuar: 17/03/2018 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jack Wilshere do të jetë një nga emrat më të përfolur për afatin kalimtar të verës së 2018.

Kjo pasi anglezi do të jetë lojtar i lirë dhe ky fakt tërheq shumë skuadra.

Jack Wilshere gjatë ndeshjes kundër Arsenalit në Emirates (Foto: Getty Images)

Sipas The Times, Toffees tashmë i kanë vendosur lojtarit 10 milionë euro në tavolinë dhe po presin përgjigjen.

Për mesfushorin ka shfaqur interesim edhe Milani, të cilët në rast se futen në Ligën e Kampionëve janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm për ta sjellë në San Siro.

Në garë është edhe Juventusi, që njihet për transferimin e lojtarëve me kosto zero.

Vlen të theksohet se trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se ka folur me Wilshere dhe i ka kërkuar të qëndrojë.

26-vjeçari në sezonin 2016/17 ishte i huazuar te Bournemouthi ku tregoi paraqitje të mira dhe kjo ishte arsyeja që u kthye pastaj në Emirates. /Telegrafi/