Everton kërkon shërbimet e Adnan Januzajt

E publikuar: 18/07/2018 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adnan Januzaj ka pasur vetëm një paraqitje në kampionatin botëror Rusia 2018.

Mesfushori i kombëtares belge ka qenë protagonist në ndeshjen kundër Anglisë, ku ka shënuar golin e vetëm që rezultoi të jetë edhe i fitores për Belgjikën.

Kjo ka bërë që disa klube të shfaqin interesim për lojtarin, i cili aktualisht është futbollist i skuadrës spanjolle të Real Sociedadit.

Dier – Januzaj (Getty Images)

Një prej skuadrave që e dëshiron 23-vjeçarin është edhe Evertoni, e cila dëshiron ta përforcojë skuadrën për edicionin e ri të Ligës Premier.

Kështu së paku raporton gazeta belge “Nieuwsblad” e cila shkruan se të kaltrit e duan me çdo kush ish-futbollistin e Manchester Unitedit.

Ndryshe, Januzaj deri më tani ka pasur 28 paraqitje në të gjitha garat për Sociedadin dhe ka shënuar tre gola.

Kujtojmë se për një kohë mesfushori me tipare sulmuese ka qenë i huazuar edhe te Borussia Dortmund dhe Sunderland. /Telegrafi/