Evakuohet rezidenca e Donald Trump (VIDEO)

E publikuar: 27/12/2016 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti i Policisë dhe Departamenti i Zjarrfikësve në New York kanë nxituar drejt “Trump Tower”, rezidencës së presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Ndërtesa është evakuuar për shkak se është gjetur një pako e dyshimtë.

Një video e publikuar në rrjetin social Twitter, nga një përdorues i quajtur Cielo, shfaq policët duke nxitur njerëzit brenda që të dalin jashtë, njofton Klan Kosova.