Evakuohet Aeroporti i Frankfurtit pas alarmit për bombë

E publikuar: 31/08/2016 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroporti i Frankfurtit në Gjermani raportohet të jetë duke u evakuuar për shkak të një alarmi për bombë.

Mediat vendase, përfshi gazetën “Bild”, bëjnë të ditur se një pasagjer është pikasur me një pajisje shpërthyese, teksa përpiqej të kalonte kontrollet e sigurisë.

Zhvillimet për këtë ngjarje janë ende në hapat e parë, megjithatë siguria në aeroport duket se është në gjendje maksimale, ndërsa pritet që të mësohet më shumë mbi të.+

T