European Youth Awards shpall fituesit e këtij viti në Prishtinë

E publikuar: 21/09/2017 19:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më datat 28-30 Shtator në Innovation Centre Kosovo në Prishtinë, 25 ekspertë të Jurisë të European Youth Awards do të përzgjedhin fituesit e projekteve më mira dixhitale të cilat kanë lënë gjurmë në shoqëri.

Ekspertët do të ndajnë dijet dhe eksperiencën e tyre me profesionistë të rinj nga Kosova, startupe dhe sipërmarrës në Forumin Dixhital të Ekspertëve.

Përtej Google dhe Facebook: European Youth Awards është një konkurs dhe platformë inovacioni, ekselence dhe impakti social në hapësirën dixhitale.

Ajo demonstron se çfarë kreativiteti dhe impakti social prodhohet në çdo cep të Evropës.

Takimi në Prishtinë – në një qytet të mrekullueshëm me kaq shumë talente të rinj të jashtzakonshën dhe kreativë – do të jetë momenti kur Juria e European Youth Awards do të mbajë vendimet finale. Nga 144 aplikime, 52 projekte arritën në raundin final.

Në një proces dy ditor diskutimesh, juria e përbërë nga 25 ekspertë ndërkombëtare në disiplina të ndryshme do të analizojnë projektet dixhitale më të mira të cilat kanë zgjidhur probleme reale në tetë kategori të ndryshme të cilat reflektojnë sfidat e shoqërisë.

Më 29 Shtator një Forum Ekspertësh Dixhital do të mbahet me startupe potenciale dhe teknologji të cilat do të cilat do të kenë impakt social ndërsa juria do të ndajë eksperiencën e saj.

Ndërtimi i një rrjeti ndërkombëtar dhe mësimi nga njerëz me sfonde të ndryshme kulturore dhe edukative, është një prej aseteve kryesore për një të ardhme të suksesshme. Anëtarët e Jurisë së EYA bëjnë diferencën nisur nga dija e tyre rreth inovacionit aktual dixhital dhe social,” shprehej iniciatori dhe ideatori i European Youth Awards, Peter Bruck.

Fituesit e European Youth Awards 17 do të prezantohen në Festivalin e EYA që mbahet në datat 29 Nëntor deri më 2 Dhjetor në Graz të Austrisë. Kjo ngjarje është vend inspirimi i të gjithë atyre që duan të përmirësojnë shoqërinë përmes teknologjive dixhitale. /PCWorld Albanian

Programi i Jurisë: https://eu-youthaward.org/onsite_jury_program/

Regjistrimi në Forumin e Ekspertëve: https://eu-youthaward.org/expert-forum-registration/

Rreth Procesit të EYA 2017: https://eu-youthaward.org/jury-process-2017/

Evenimenti në Facebook