Europarlamentarët mirëpresin heqjen e taksës, presin nga BE-ja heqjen e vizave për Kosovën

02.04.2020 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Europarlamentarët mirëpresin heqjen e taksës, presin nga BE-ja heqjen e vizave për Kosovën

Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të hequr tërësisht taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina nga 1 prilli, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon-Taubadel dhe Kryesuesi i Delegacionit për marrëdhëniet Bosnje-Kosovë, Romeo Franz, thanë se shpresojnë që me këtë hap do të rinis dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ata shpresojnë që me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, edhe BE-ja do ta mbajë premtimin e dhënë për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Jemi shumë të lumtur me vendimin e marrë nga Qeveria në detyrë e Kosovës për të hequr tarifat 100 për qind. Është një sinjal shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit politik në rajon dhe hap vendimtar, i cili shpresojmë se do të çojë në vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen”, tha Viola Von Cramon-Taubadel, raporton KOHA.

Ndërkaq, Romeo Franz, tha se presin nga shtetet anëtare të BE-së “të realizojnë premtimin e tyre për t’iu dhënë qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht krizës aktuale politike”.

“Kjo mund të jetë një shenjë e rëndësishme e solidaritetit, veçanërisht për të rinjtë e Kosovës dhe për përkushtimin e vendit për të ardhmen e tij evropiane”, theksoi Franz.

Nëntorin e vitit 2018, qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, vendosi taksë 100% për të gjitha produktet nga Serbia dhe Bosnja ed Hercegovina.

Kurse më 1 prill, qeveria në detyrë e Kurtit, vendosi që kjo masë të hiqet dhe në vend të saj, Serbisë t’i vihet reciprocitet.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bislimi tregon për herë të parë raportin në mes Kurtit dhe Konjufcës

Bislimi tregon për herë të parë raportin në mes Kurtit dhe Konjufcës

Kurti thotë se Grenell e ndërroi qëndrimin e tij ndaj Serbisë pas vizitës në Beograd

Kurti thotë se Grenell e ndërroi qëndrimin e tij ndaj Serbisë pas vizitës në Beograd

Miqësia e Rozeta Hajdarit me tenderuesin milionësh të KEK-ut nxitë dyshime për përzgjedhjen e Luigj Imerit

Miqësia e Rozeta Hajdarit me tenderuesin milionësh të KEK-ut nxitë dyshime për përzgjedhjen e Luigj Imerit

Selmanaj: Në raport me Serbinë, Qeveria Kurti i shkaktoi Kosovës dëmet më të mëdha që nga paslufta

Selmanaj: Në raport me Serbinë, Qeveria Kurti i shkaktoi Kosovës dëmet më të mëdha që nga paslufta

Haziri: Nuk kam besuar që Hoti do të pranonte të propozohej për kryeministër

Haziri: Nuk kam besuar që Hoti do të pranonte të propozohej për kryeministër

28 të shëruar e vetëm një rast i ri me Covid-19 në Kosovë

28 të shëruar e vetëm një rast i ri me Covid-19 në Kosovë

Nga një muaj paraburgim për dy persona të dyshuar për vrasje

Nga një muaj paraburgim për dy persona të dyshuar për vrasje

Gruaja nga Dragashi ndërroi jetë, bashkëshorti i saj shërohet nga COVID-19

Gruaja nga Dragashi ndërroi jetë, bashkëshorti i saj shërohet nga COVID-19

Veseli: Heroin Bahri Fazliu, jam krenar që kam bashkëpunuar ngushtë me të

Veseli: Heroin Bahri Fazliu, jam krenar që kam bashkëpunuar ngushtë me të

Deputetja e PDK’së: Emëroi Veljkoviqin në kabinetin e tij, Kurti ka fyer UÇK-në dhe viktimat e luftës

Deputetja e PDK’së: Emëroi Veljkoviqin në kabinetin e tij, Kurti ka fyer UÇK-në dhe viktimat e luftës

Maqedonia e V. përgatitet për zgjedhje në kohë pandemie

Maqedonia e V. përgatitet për zgjedhje në kohë pandemie

Pas deklaratave të Borellit për kufijtë, Gjermania: Një marrëveshje që i kontribuon stabilitetit të rajonit është e mirë për Kosovën

Pas deklaratave të Borellit për kufijtë, Gjermania: Një marrëveshje që i kontribuon stabilitetit të rajonit është e mirë për Kosovën

Doktori amerikan për COVID-19, virale në Facebook pas raportimit të medieve shqipe

Doktori amerikan për COVID-19, virale në Facebook pas raportimit të medieve shqipe

Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit: Përgatitemi për hapje, presim vendimin e autoriteteve

Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit: Përgatitemi për hapje, presim vendimin e autoriteteve

Prishet razia në Vetëvendosje, Kurti e Konjufca mesazhe direkte njëri-tjetrit

Prishet razia në Vetëvendosje, Kurti e Konjufca mesazhe direkte njëri-tjetrit

Kurti dhuron gjak pas apelit se ka mungesë

Kurti dhuron gjak pas apelit se ka mungesë