Euroleague, shkëlqejnë Real Madrid dhe Milano

E publikuar: 21/10/2016 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Euroleagen e basketbollit shkqëlqen sërish Olimpia e Milanos që siguroi fitoren e dytë radhazi përballë Darussafaka Dogus. 80-81 ishte rezutati përfundmtar në Volksëagen Arena të Stambollit, me skuadrën italiane që e rrëmbeu suksesin vetëm në sekondat e fundit. Francezi Moerman shënoi 21 pikë dhe kontrolloi 5 topa nën tabelë për ekipin turk ndërsa në radhët e Olimpias së Milanos shkëlqeu Milan Macvan, me 19 pikë dhe 6 ribound.

Nuk ndalet as Reali i Madridit, që triumfoi 82-89 ndaj Maccabit të Tel Avivit. Në prani të mbi 11 000 tifozëve në spanjollët u imponuan në Menora Mivtachim Arena që në fillim të takimit, duke e mbyllur pjesën e parë me + 13 pikë, diferencë e cila mjaftoi për të fituar ndeshjen, ndonëse në periodën e tretë vendasit arritën të rikuperonin 8 pikë.

Pas humbjes në takimin hapës ndaj Olimpias së Milanos, skuadra greke Olimpiakos kthehet menjë fitore bidnëse 90 – 66 ndaj Anadolu Effes. 22 pikët dhe 6 topa të kontrolluar nën tabelë nga Osman nuk i mjaftuan ekuipit turk për të shmangur këtë disfatë. Në krahun tjetër Sapnoulis u shfaq në një formë të mirë me 17 pikë dhe 9 asiste, ndërsa Printeziz shtoi edhe 15 pikë të tjera për Olimpiakos.

Një sukses shumë të rëndësishëm 89 – 86 ërritën edhe gjermanët e Bamberg përballë Unics Kazan. Langford dhe Clark respektivisht me 24 dhe 20 pikë në total e cuan shumë pranë fitores skuadrës ruse, por pikërisht në minutat e fundit Bamberg ruajti qetësinë për ta mposhtur kundërshtarin me vetëm 3 pikë diferencë.