EULEX-i, gati aktakuzën për krim të organizuar në Qeveri

E publikuar: 01/04/2015 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka mbyllur procesin disavjeçarë kundër një grupi zyrtarësh qeveritarë duke ngritur aktakuzën për krim të organizuar dhe korrupsion, është bërë e ditur të mërkurën, në Prishtinë.
“Pas hetimeve gjata dhe të detajuara, kryeprokurori i EULEX-it për Krime të Rënda, Novoslav Jarotni, ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi paidentifikuar zyrtarësh të Qeverisë së Kosovës, për vepra të ndryshme penale, përfshirë krim të organizuar, korrupsion, mashtrim dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga EULEX-i, të mërkurën. Sipas komunikatës, bëhet fjalë për “një nga rastet që dëshmojnë përkushtimin e EULEX-it për sundimin e ligjit në Kosovë”.
Zyrtarët e EULEX-it nuk kanë dhënë detaje për rastin, por shefi i misionit, Gabrielle Meucci, ka thënë para gazetarëve se “në dritën e raportimeve negative nga mediet lokale për punën EULEX-it, ky rast dëshmon fuqishëm për efektivitetin e misionit i cili, me gjithë resurset e mangëta, dhe me staf të kufizuar, po arrin t’i kapë peshqit e mëdhenj, të cilët deri tani arritën t’i shmangen drejtësisë” ./gazetablic/