Estonezët i befasoi fitorja e Kosovës ndaj Maqedonisë

E publikuar: 08/08/2017 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Estonisë, Kristjan Kangur, nuk ka shumë informata për basketbollin kosovar. Por ai megjithatë ka mbetur i befasuar nga fitorja e Kosovës ndaj Maqedonisë, shkruan sot Koha Ditore.

Fitorja e arritur të mërkurën e kaluar në Prishtinë, ishte e para për Kosovën në skenën ndërkombëtare. Maqedonia në fundjavë u mposht edhe nga Estonia, ndërsa të mërkurën është radha që Estonia të përballet me Kosovën në kuadër të paraeliminatoreve për botërorin e ardhshëm të basketbollit, që mbahet në vitin 2019.

Ndeshja që do të luhet në Tallin vlerësohet me peshë të madhe, ndërsa si Estonia ashtu edhe Kosova kanë synim fitoren.

Me fitore eventuale do të bëhej hap i madh para drejt sigurimit të njërës prej dy pozitave të para në grup që sigurojnë raundin tjetër.