Është zbuluar e vërteta mbi ndikimin e pajisjes elektronike për cigare

E publikuar: 17/11/2017 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rezultatet e hulumtimit të paradokohshëm tregojnë që pajisja e popullarizuar elektronike me patronat e dizajnuara për duhan, është e keqe për zemrën njësoj si edhe cigaret e zakonshme.

Në të vërtetë, hulumtuesit gjatë eksperimentit i kanë ekspozuar minjtë me avullin e kësaj pajisje, ndërkaq funksioni i enëve të tyre të gjakut është zvogëluar për madje 60 për qind.

Kjo është pothuajse njësoj si edhe te njerëzit, ku shënohet që cigarja e zakonshme zvogëlon funksionin e enëve të gjakut për 62 për qind, transmeton Telegrafi.

Funksioni i enëve të gjakut përcaktohet me vlerësimin e aftësive të tyre që të zgjerohen si përgjigje ndaj qarkullimit të shtuar të gjakut dhe paraqet masën e shëndetit të zemrës.

Pajisjet e popullarizuara elektronike me patrona duhani ngrohin duhanin në vend që ta djegin, me ç’rast eliminohen materiet e dëmshme të cilat futen në organizëm me cigare të zakonshme.

Mirëpo, për dallim nga cigaret elektronike, patentat e duhanit kanë nikotinën për të kënaqur dëshirën e konsumuesit.

Rezultatet e hulumtimit janë prezantuar në Kongresin e Asociacionit të Kardiologjisë Amerikane në Anaheim të Kalifornisë.

Cigarja elektronike, është një pajisje elektronike që imiton në mënyrë të përkryer cigaret tradicionale, por me një diferencë të madhe nuk ka nevojë për një çakmak për ndezje dhe nuk përmban duhan.

Në fakt, ajo është e ndërtuar nga një bateri dhe një dhomë avullimi dhe një fishek, i mbushur me nikotinë të lëngshme.

Kur e ndezim atë, nikotina (në të cilën gjendet edhe një përzierje me grivol propilonik, glicerinë dhe aroma natyrale) avullon dhe thithet nga mushkëritë.

Shija është shumë e ngjashme me atë të një cigareje tradicionale, por nuk prodhon tym, sepse nuk ka djegie./Telegrafi/