Është takuar në mënyrë virtuale Ministri Veliu me ambasadorin amerikan Kosnett

E publikuar: 29/06/2020 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri Veliu ka mbajtur një takim virtual me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett./infosot/.
Temë kryesore e këtij takimi ishin prioritet e Ministrisë me theks të veçantë forcimi i luftës kundër të gjitha formave të krimit të organizuar, korrupsionit, parandalimit dhe luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për situatën aktuale të pandemisë, zbatimin e masave mbrojtëse nga COVID-19, sipas Manualit të hartuar nga MSH.

Me këtë rast, ministri Veliu ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e fuqishme që SHBA ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sektorin e sigurisë në përgjithësi.
Në anën tjetër, Ambasadori Amerikan Philip Kosnett theksoi se bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojë, përfshirë edhe me ato që sigurojnë sundimin e ligjit – i veçuar me përparësi të lartë për Shtetet e Bashkuara, thuhet në komunikat./infosot/