Është mbyllur sot për qarkullim rruga Prizren-Prevallë

E publikuar: 02/07/2020 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Infrastrukturës njofton se një pjesë e rrugës rajonale R-115 Prizren- Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, te hotel ‘Sharri’, do të jetë e mbyllur për qarkullim të të gjitha automjeteve nga dita e sotme.

“Mbyllja e këtij aksi rrugor po bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut dhe gurëve. Ministria fton të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë, thuhet në njoftimin për medie.