Është mashtruar pronari i një kompanie farmaceutike në Prizren

E publikuar: 14/05/2020 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pronari i një kompanie farmaceutike në Prizren, është mashtruar muajin e kaluar nga një person i cili është paraqitur si punëtor i kompanisë tjetër farmaceutike jashtë shtetit.

Policia ka njoftuar se viktima kishte dërguar të holla në një llogari, ashtu siç kishte thënë personi i dyshuar, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar pronar i një kompanie farmaceutike ka raportuar se është mashtruar nga një person i cili është paraqitur si punëtor i kompanisë tjetër farmaceutike jashtë shtetit me të cilën kanë bashkëpunim. Viktima të hollat i ka transferuar në një llogari tjetër siç i ka thënë i dyshuari me arsyetimin se kompania ka ndërruar llogarinë”, thuhet në njoftim.

Polica ka theksuar se pronarët legjitim kanë konfirmuar se nuk kanë pranuar të holla nga viktima dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.