Është krijuar një aplikacion që detekton diabetin përmes telefonit

08.03.2019 19:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Është krijuar një aplikacion që detekton diabetin përmes telefonit

Sipas Qendrës per Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve, më shumë se 30 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga diabeti, dhe një nga katër prej tyre nuk kanë qenë të vetëdijshëm për këtë.

Nëse nuk trajtohet, diabeti mund të sjellë pasoja të mëdha duke përfshirë probleme me sytë, me veshkat dhe sëmundje të zemrës. Për tu diagnostikuar, njerëzit duhet të japin një sasi të gjakut dhe të bëjnë analiza të mëtutjeshme nga profesionistë të kësaj lëmie. Shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë kontroll, andaj është e nevojshme të lehtësohen metodat për diagnostikim.

Kohëve të fundit Universiteti i Kalifornisë ka bërë disa përpjekje për të krijuar një rrugë më të lehtë për ta detektuar diabetin para se ai të zhvillohet. Ata pohojnë së është e mundur krijimi i një aplikacioni i cili do të tregonte nëse ju keni diabet apo jo, duke përdorur një metodë tashmë të njohur me shkurtesen PPG.

Ky aplikacion funksionon në atë mënyrë që kur zemra pompon gjak, krijohet një presion nëpër trup. Venat periferike zgjerohen që të stabilizojnë këtë shtypje të gjakut. Duke e përdorur dritën e telefonit dhe duke e vendosur kamerën e tij afër një gishti  është e mundur që të vëzhgohet ndryshimi i kësaj shtypjeje. Çdo kontraktim i zemrës, manifestohet me një dritë në lëkurë, dhe kamera e telefonit mund ta detektojë këtë ndryshim të shtypjes me anë të së cilës është  e mundur të merren informacione të gjakut – shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Express.

Studimi i bërë nga Universiteti i Kalifornisë përdori  54.269 pjesëmarrës dhe rezultoi i saktë në 72% të rasteve.

Zhvillimi dhe aplikimi i kësaj teknologjie do të ketë ndikim në mijëra jetë njerëzish./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Është krijuar një aplikacion që detekton diabetin përmes telefonit

Është krijuar një aplikacion që detekton diabetin përmes telefonit

Windows 10 afër objektivit të 1 miliardë pajisjeve

Windows 10 afër objektivit të 1 miliardë pajisjeve

Mësoni trupin tuaj ta luftojë vetë diabetin

Mësoni trupin tuaj ta luftojë vetë diabetin

Një databazë me 800 milion e-mail zbulohet online

Një databazë me 800 milion e-mail zbulohet online

Bufi i shtëpisë zgjeroi territorin, përzuri macen e shtrirë në divan (Video)

Bufi i shtëpisë zgjeroi territorin, përzuri macen e shtrirë në divan (Video)

AKEP i dorëzon Vodafone Albania frekuencat e reja, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

AKEP i dorëzon Vodafone Albania frekuencat e reja, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

Zbuloni se a jeni të varur nga sheqeri?

Zbuloni se a jeni të varur nga sheqeri?

Forma re e prerjes së ananasit i ka befasuar të gjithë, shumë thjeshtë dhe lehtë (Video)

Forma re e prerjes së ananasit i ka befasuar të gjithë, shumë thjeshtë dhe lehtë (Video)

Tim Cook ndryshon emrin në Twitter në Tim Apple

Tim Cook ndryshon emrin në Twitter në Tim Apple

Gratë imigrante në teknologji

Gratë imigrante në teknologji

Gjithçka nisi me një skuqje, gruas i zhvillohet infeksioni i rrallë në hundë

Gjithçka nisi me një skuqje, gruas i zhvillohet infeksioni i rrallë në hundë

6 arsye pse Python është gjuha e programimit e së ardhmes

6 arsye pse Python është gjuha e programimit e së ardhmes

Shënohet rasti historik në Epideminë Globale të virusit HIV

Shënohet rasti historik në Epideminë Globale të virusit HIV

Rezultatet që mjekët kishin parë pas trajtimit të një tumori me vaj kanabisi ishin befasuese

Rezultatet që mjekët kishin parë pas trajtimit të një tumori me vaj kanabisi ishin befasuese

Trump mendon se ekzekutivi i Apple e ka emrin Tim Apple

Trump mendon se ekzekutivi i Apple e ka emrin Tim Apple

Nëse hani domate do të jetoni më gjatë

Nëse hani domate do të jetoni më gjatë