Është gjetur pa shenja jete një grua në Pejë

E publikuar: 17/01/2020 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:30.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se viktima është gjetur në banesën e saj, transmeton Telegrafi.

Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër K/Shqiptare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.