A është e trukuar kjo ndeshje? (VIDEO)

E publikuar: 24/09/2016 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të qeshura e polemika të shumta ka shkaktuar një gol i pësuar nga kombëtarja e 16 vjeçarëve të Koresë së Veriut ndaj moshatarëve të tyre nga Uzbekistani.

Jang Paek Ho, portieri i Koresë së Veriut, është bërë protagonist i një veprimi në dukje mjaft qesharak, por në të njëjtën kohë edhe mjaft të dyshimtë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte mbyllur në barazim pa gola, ndërsa me të filluar 45 minutat e dyta, portieri i Uzbekistanit bën një rivënie të gjatë të topit në lojë, i cili fillimisht përplaset në gjysmëfushën e Koresë së Veriut dhe çuditërisht aty shfaqet portieri që e kishte lënë portën me një dalje të gabuar, por edhe pse nuk arrin në tentativën e parë të largojë topin, duket se i kishte të gjitha mundësitë ta arrinte atë. Jang Paek Ho ndalon fillimisht, ndërsa më pas rrëzohet çuditërisht në tokë. Në momentet e fundit, teksa dukej qartë se nuk kishte më asnjë mundësi për ta kapur topin, portieri bën përpjekjet maksimale për ta arritur atë, por nuk ja del.

Koreja e Veriut u mposht 2-0 në këtë ndeshje, por pavarësisht humbjes arriti të kalojë në çerekfinale të kupës së Azisë, ku do të përballet me Omanin, një ekip shumë herë më i letë në letër se Iraku, me të cilin do të ndeshjes nëse do të kishte fituar ose ndeshja me Uzbekistanin do të mbyllej në barazim.

/ Top Channel