Është 121 vjeç dhe mosha për të është vetëm një numër – por ai ka dy merake në jetën e tij (Foto)

E publikuar: 18/05/2018 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ju nuk do ta besoni nëse do ta shihni duke u kujdesur për pulat e tij në fermën e familjes, por sipas certifikatës së lindjes dhe identifikimit zyrtar meksikan, Manuel Garcia Hernandez është 121 vjeç.

Garcia, i cili mund të jetë njeriu më i vjetër në botë, ka lindur më 24 dhjetor 1896, sipas certifikatës së lindjes së tij nga shteti meksikan i Veracruz dhe kartës së tij zyrtare nga Instituti Kombëtar i Zgjedhjeve.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai kurrë nuk ka marrë mundin për tu treguar njerëzve të Guinness World Records – për ta bërë atë zyrtare.

Por nëse dokumentet e tij janë të sakta, ai është më shumë se tetë vjet më i vjetër se Masazo Nonaka i Japonisë, njeriu që aktualisht mban titullin – i lindur më 25 korrik 1905.

Sidoqoftë, siç ka thënë vetë ai, mosha për të është vetëm një numër. Garcia thotë se nuk ndjehet hiq më i vjetër se 80 vjeç.

Ai thotë se ka vetëm dy keqardhje në jetën e tij shumë të gjatë: humbjen e babait të tij në moshë të re, dhe faktin se ai nuk mund të punojë.

Garcia ka parë shumë gjëra gjatë jetë së tij, që nga ardhja e energjisë elektrike deri tek shpikja e televizionit, Revolucionin meksikan dhe zgjedhjen e presidentit amerikan Donald Trump – presidentit të tij të 22-të amerikan. /Telegrafi/