Ermina Lekaj Prljaskaj apelon politikanët: Harroni mosmarrëveshjet, bashkohuni në luftën kundër koronavirusit

E publikuar: 24/03/2020 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ermina Lekaj Prljaskaj, deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, ju është drejtuar me një letër liderëve institucionalë e politikë në Kosovë, ku shkruan se  duke parë se Kosova, ashtu si të gjitha vendet e botës është në një gjendje emergjente me virusin COVID-19. Ajo ju thotë se në këtë kohë pandemie globale, kur i tërë njerëzimi ka bashkuar forcat dhe po kërkon mënyra të luftojë me të gjitha mjetet virusin vdjekeprurës, mocioni për rrëzimin e qeverisë në Kosovë tingëllon akt I rëndë e i papërgjegjshëm, shkruan Scanner.

Letra e plotë e deputetes Lekaj -Prljaskaj:

I nderuar kryeministër Albin Kurti,

I nderuar president Hashim Thaçi,

E nderuar kryetare e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani,

I nderuar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Po ju drejtohem me këtë letër, duke parë se Kosova, ashtu si të gjitha vendet e botës është në një gjendje emergjente me virusin COVID-19. Në këtë kohë pandemie globale,kur i tërë njerëzimi ka bashkuar forcat dhe po kërkon mënyra të luftojë me të gjitha mjetet virusin vdjekeprurës, mocioni për rrëzimin e qeverisë në Kosovë tingëllon akt i rëndë e i papërgjegjshëm.

Si një deputete e Kuvendit të Kroacisë, qytetare e lindur dhe e rritur në Kosovë, ju bëj thirrje t’i harroni mosmarrëveshjet, t’i lëni anash inatet partiake dhe të bëheni bashkë për ta luftuar këtë pandemi që ka kapluar botën. Kosova ashtu si të gjitha vendet e tjera është në një gjendje alarmante, pasi përballja me virusin korona, kërkon angazhimin e të gjithëve. Në radhë të parë, angazhimin e një qeverie të përgjegjshme që në këto çaste kritike prioritet ka shpëtimin e jetës së qytetarëve të saj, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion. Ky duhet të jetë prioritet i qeverisë Kurti, jeta e qytetarëve të Kosovës. Bëj thirrje që të bëhet çdo gjë që është në forcat tuaja, të mos lejoni që populli i Kosovës të lihet vetëm, i pambrojtur, i braktisur nga politikanët që vet i ka votuar, në situatën kur bota po kacafytet me vdekjen.

Ju bëj thirrje, ti’ thërrisni arsyes e të mos shkaktoni krizë qeveritare. Bëhuni bashkë sa nuk është teper vonë. Ndryshe, do të jetë e vështirë të përballeni me pasojat që mund të sjell kjo krizë qeveritare. Fokusohuni të luftoni së bashku virusin, mendoni si të solidarizoheni me qytetarët tuaj që jetojnë në pasiguri të frikshme, të mbyllur në karantina, e të frikësuar se do të mbesin vetëm të luftojnë me virusin e tmerrshëm.

Në Koaci, situata është më e rëndë se në Kosovë. Ka një muaj që qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat dhe janë përgatitur kapacitet e mundshme njerëzore dhe ato mjekësore, për tu përballuir me COVID -19. Janë përgatitur mbi 5.000 shtretër jashtë qendrave spitalore, 800 respirator dhe ekipe mjekesor duke i përfshirë edhe studentet e mjekësisë. Jam e vetdijshme se Kosova ka një shëndetësi të brishtë, mungesë respiratorësh e kushte jo të mira nëpër spitale.

Ministria e Shëndetësisë dhe akterët e tjerë e di që po bëjnë të pamundurën për të luftuar virusin.