Ermali feston ditëlindjen në një ditë me Vera Grabockën, ja urimi i tij special

E publikuar: 21/03/2018 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ermali sot mbushi plot 36-vjeç. Ky është gëzimi i dytë në familjen Mamaqi në një kohë të shkurtër pasi vetëm pak ditë më parë ka ardhur në jetë vogëlushja e tij Sia.

“Me miq të mirë çdo vit do bëhem më i mirë.

Pini ça të doni sot,vëreni te llogaria ime. Ju falenderoj për çdo urim,duartrokitje dhe të qeshur që më jepni çdo vit… Ju përqafoj.”, shkruan moderatori në statusin e tij në “Instagram”.

Në mesin e shumtë të urimeve që ka marrë, për moderatorin nuk ka munguar edhe një urim publik të cilin ja ka dedikuar i vëllai i tij Ermiri.

“Vëllezër përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen vëllai im”- ka shkruar Ermiri bashkangjitur fotos me Ermalin.

‘So rastësisht njerzit janë aty ku janë…Eh sa me fat jemi ne të 21Marsit. Happy Birthday’ shkruan Ermali në urimin dedikuar Vera Grabockës. 

Ashtu siç thotë dhe Ermali 21 marsi qenka një ditë speciale ku lindin njerës të talentuar. Veç tij sot kanë festuar dhe regjisorja Vera Grabocka dhe këngëtarja Marsela Çibukaj. /Gazeta Express/

Credit: @Ermal Mamaqi