Ermal Meta surprizon të sëmurin: Historinë tuaj do ta bëj këngë

E publikuar: 19/02/2018 06:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkrime, ftesa, komente, intervista – gjithçka që flet për këngën, por edhe jetën e tyre.


Jeta private e Ermal Metës, jo vetëm në Shqipëri, por gjerësisht është komentuar edhe në mediat italiane. Një fëmijëri aspak e thjeshtë dhe një adoleshencë jo më pak e tillë. Thuajse çdo notë e çdo varg të këngëve të tij, Ermali e ka shkruar duke u nisur pikërisht nga jeta reale. Dhe jo më kot është kthyer në burim frymëzimi e force për shumë njerëz në periudha të vështira jete.

Mbrëmjen e kësaj të shtune, Ermali dhe Fabrizio Moro kanë qenë të ftuar në me programin “C’è Posta per Te” në “Canale Cinque” për të qenë “dhurata” e një të sëmuri. Pasi ka kaluar luftën e gjatë me sëmundjen, Giuseppe ka shprehur dëshirën për të surprizuar bashkëshorten dhe vajzat dhe për t’u kërkuar falje.

Meqë Ermali dhe Fabricio ishin dy këngëtarët e preferuar të së bijës, Giuseppe u kërkoi ndihmë dhe ata pranuan menjëherë. Pasi dëgjuan historinë e tij, Ermali dhe Fabricio, të emocionuar, i dhanë kurajë familjes që kishte kaluar vite me këtë vuajtje: “Historia e babait tuaj na dha shumë forcë dhe na bëri të kuptojmë se jeta duhet të merret më lehtë”,- tha Fabrizio duke iu drejtuar vajzave.

“Ky ishte një mësim shumë i bukur dashurie dhe jam i sigurt që do të bëhet këngë” – tha Ermali pas kësaj historie, duke vlerësuar familjen e Giuseppe-s dhe mbështetjen që ata i kanë dhënë njëri-tjetrit.