Erion Veliaj rezulton pozitiv me koronavirus

E publikuar: 28/07/2020 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i bashkisë së Tiranës ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Veliaj e ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Miq, pas testit me njoftuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për TR nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi. JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj! Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish”, shkruan Veliaj.