Ergys Kaçe i del në mbrojtje presidentit të PAOK-ut: Ti më mbështete si të ishe babai im

E publikuar: 14/03/2018 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ivan Savvidis, presidenti i PAOK-ut, kishte befasuar mbarë opinionin botëror me veprimin e fundjavës.

I pari i skuadrës greke ishte futur me armë zjarri në fushë teksa ka kërkuar t’i ç’rroj hesapet me gjyqtarët e ndeshjes.

E gjithë kjo kishte ndodhur në ndeshjes derbi të ligës elitare greke, ku ishin takuar skuadra e larcekur ndaj AEK-ut.

Në shumë komente të ndryshme është kyçur edhe mesfushori shqiptar, i cili ka pasur 113 paraqitje për PAOK-un, Ergys Kaçe.

Ai i ka dal në mbrojtje presidentit të klubit, i cili rrezikon deri në pesë vjet përjashtim nga aktivitetet sportive.

“Disa vite më parë, në periudhën më të vështirë të jetës sime, ti më mbështete si të ishe babai im. Prandaj edhe unë do të mbështes në të njëjtën mënyrë. Jemi të gjithë pas teje!” shkruan Ergysi në Instagram.

Ndryshe, 24-vjeçari është i huazuar te skuadra e madhe e ligës elitare greke Panathinaikos. /Telegrafi/