Erërat e fuqishme ia pamundësuan motoçiklistit t’i dërgonte picat te klienti (Video)

E publikuar: 06/09/2018 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Motoçiklisti i përkushtuar, që donte t’i dërgonte picat te klienti që i kishte porositur, e pati të pamundur t’i përballonte erërat e tajfunit që e kanë përfshirë Osakan.

Pamjet ku ai shihet duku u munduar të ngiste nëpër mot të vështirë dhe në asfalt të lagur, u shpërndanë në masë të madhe dhe grumbulluan shumë reagime pozitive, transmeton Telegrafi.

“Ky punonjës meriton medalje, pasi sfidoi dhe motin më të vështirë, vetëm që të kryente obligimin”, ka shkruar një komentues.

Në anën tjetër, Tajfuni Jebi që e ka përfshirë atë regjion, është më i fuqishme që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit. /Telegrafi/