Eredivisie, fitojnë Feyenoordi e Ajaxi

E publikuar: 15/01/2017 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fiton Feynoordi, kundërgjigjet Ajaxi, në Eredivisie do të jetë një luftë dyshe mes ekipit nga Roterdami dhe harkëtarëve gara për titullin kampion. 2017-ta nisi ashtu sic përfundoi viti 2016-të për Feynoordi që arriti një sukses shumë të rëndësishëm me shifrat 0-2 në Kerkrade përballë Rodas vendase duke ruajtur avantazhin prej 5 pikësh ndaj Ajaxit ndjekës në krye të klasfikimit. Ishte një fitore e arritur në pjesën ajo e skuadrës së Giovanni Van Bronckhorst. Në të 69-tën veterani Dirk Kuyt bëri kapitenin e vërtetë duke kaluar në epërsi miqtë, ndërsa 2 minuta përpara fundit Eljero Elia vulosi suksesin e Feynoord-it duke realizuar edhe golin e dytë. Kjo ishte fitorja e 4-t rradhazi për skuadrën nga Roterdami.

Nuk gabon tre herë rresht Ajaxi që u rikthye te fitorja në kampionat falë triumfit 1-3 ndaj Zwolles në transfertë. Edhe këtu të gjithë golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë. Në të 54-tën Lasse Schone kthehu në gol një 11-metërsh për ti dhënë epërsinë harkëtarëve. Vetëm 1 minutë më pas marokeni Ziyech i shërbyer nga Veltman e coi në 0-2 rezultatin. Zwolle u rikthye në ndeshje me golin e realizuar nga Brock-Madsen në të 74-tën, përpara se Ziyech që fiksonte shifrat përfundimtare të këtij takimi në 1-3 me golin e dytë personal.

Në Eredivisie fundjava ishte shumë pozitve edhe për Milot Rashicën. Talenti i përfaqësues së Kosovos realizoi golin e tretë në fitoren 3-1 të Vitesses ndaj Tëentes. Ishte një derbi shqiptarësh ai në Arnhem pasi në krahun tjetër u aktivizua për 60 minuta Bersant Celina. Në fillimin e pjesës së dytë Rashica shënoi një gol të bukur duke i cuar shifrat në 3-0. Ky ishte finalizimi i parë sezonal për 20-vjecarin nga Vushtria.