Erdogani bën thirrje për bojkotimin e pajisjeve elektronike amerikane

E publikuar: 14/08/2018 14:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia do të bojkotojë produktet elektronike të Shteteve të Bashhkuara të Amerikës, që kanë vendosur sanksione dhe kanë rritur tarifat mbi Ankaranë, në një mosmarrëveshje në lidhje me burgosjen e një pastori amerikan.

Presidenti turk tha se ai ka marrë masat e nevojshme në lidhje me ekonominë, në mesin e një rënieje të pandalshme të lirës turke,

“Të përdorim monedhat e huaja është njësoj si t’i dorëzohemi armikut”, tha ndër të tjera Erdogan.

“Ne do të bojkotojmë produktet elektronike amerikane. Nëse ata kanë ‘iPhone’-in, të tjerë kanë Samsungun. Në vendin tonë ndërkohë është Venus, Vestel, kompania turke e ‘smartphone’-ve”, u shpreh presidenti turk në një deklaratë për televizionin shtetëror.

Gjatë fjalimit Erdogan paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë se, ata që i shpallnin luftë ekonomike Turqisë do të paguanin çmimin.