Erdogan thotë se ndaj Ozilit kishte standarde të dyfishta

E publikuar: 26/09/2018 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka cilësuar kritikat për reprezentueisn e Gjermanisë, Mesut Ozil dhe bashkëlojtarin e tij, Ilkay Gundogan si të papranueshme.

Ozil dhe Gundogan, të dy me origjinë turke, ishin kritikuar rëndë pasi ishin fotografura me presidentin kontravers turk, Erdogan pas një takimi në Londër para Botërorit, Rusia 2018.

Organizatori i Arsenalit pas kritikave të shumta u pensionua nga përfaqësuesja duke aluduar në racizëm.

Atij tash në krah i ka dalë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Nuk ka asgjë për t’u penduar”

“Siç e dini, Lothar Matthaus u takua me Vladimir Putinin. Të tjerë lojtarë po ashtu duhet të veprojnë me ndërgjegje të pastër. Më vjen keq për njerëzit që kritikojnë kështu”.

“Nëse një futbollist gjerman që luan në vendin tonë e bën një foto me Merkelin, a duhet ta linçojmë atë? Kjo logjikë është e pakuptimtë”.

“Ozil dhe Gundogan mund të ndjejnë se i takojnë dy vendeve, vendit ku u lindën dhe vendit prej ku vijnë edhe prindërit e tyre”, deklaroi Erdogan për Funke Mediengruppe.

Ozil po bën përpjekje që të gjejë formën më të mirë pas një kampanje të dështuar në Botëror. /Telegrafi/