Erdogan nis strategjinë për Turqinë pas fitores në referendum

E publikuar: 17/04/2017 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur të përpilojë strategjinë e tij për shtetin pas fitores në referendum. Ai ka shpallur “fitore të pastër” në referendumin e 16 prillit, që do t’i jap atij fuqi të reja dhe gjithashtu do të përballet me legjimitetin e votës nga opozita.

Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve në Turqi, mbrëmjen e 16 prillit ka deklaruar se vota “po” ka fituar 51.3 për qind, në referendumin kundërthënës, që përfshinte 18 amendamente kushtetuese, përmes së cilave, Erdogan do të mund të qëndrojë në pushtet deri më 2029.

Komisioni zgjedhor ka thënë se me 99 për qind të votave të numëruara, 24.9 milionë votues kanë votuar pro ndryshime kushtetuese, ndërkaq 23.6 milionë kanë qenë kundër. Rezultatet përfundimtare, do të publikohen brenda 11-12 ditësh.

“Dëshiroj që t’i falënderojë të gjithë qytetarët, pavarësisht se si kanë votuar por të cilët votuan për të mbrojtur dëshirën e shtetit të tyre”, tha Erdogan më 16 prill. “I gjithë shteti ka triumfuar”, shtoi tutje ai.

Presidenti turk tha se “detyra e parë” e tij pas votimeve, do të jetë rikthimi i dënimit me vdekje, gjë e cila do të bllokonte në mënyrë automatike, rrugën e Truqisë për t’iu bashkuar BE-së. Turqia hoqi dënimin me vdekje më 2014, si pjesë e përpjekjeve për tu anëtarësuar në bllok.

Shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësimin e tyre për referendumin, duke thënë se ndryshimet kushtetuese do të vendosin shumë pushtet në duart e presidentit.

Mbështetësit e Erdoganit kanë thënë se ndryshimet janë të nevojshme që të ndërtohet stabiliteti në vend, i cili po përballet me trazira nga gripet kurde në lindje të vendit dhe me fluksin e refugjatëve të cilët po ikin nga lufta civile në Sirinë fqinje.

Partia kryesore opozitare turke, Partia Popullore Republikane (CHP), po kërkon rinumërimin e mbi 60 për qind të votave, duke thënë se do të sfidojë 36 për qind të votave të numëruara.

Kjo parti ka akuzuar zyrtarët zgjedhorë për ndryshimin që u bë në minutat e fundit, lidhur me rregullat se cilat vota do të numërohen në referendum, duke shtuar se një gjë e tillë hapi rrugën për mashtrime zgjedhore.

Sipas vendimit të zyrtarëve zgjedhorë, fletvotimet të cilat nuk kishin vula, janë numëruar dhe janë cilësuar të vlefshme. Fletvotimet e tilla, do të shpallish të pavlefshme, vetëm nëse ato nuk kishin ardhur për numërin nga qendrat e votimit.

Lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu ka thënë se partia e tij nuk do të pranojnë votën “po”, dhe se “ky referendum ka sjell në dritë të vërtetën- të paktën 50 për qind e njerëzve kanë votuar me ‘jo’”, ka thënë ai.

Ndërkaq, partia pro-kurde, Partia Popullore Demokratike (HDP) ka thënë se do të sfidojë dy të tretat e votave. Kjo parti pretendon se ka pasur mashtrim në votime “në tre të katërtat” e votave në favor të zgjerimit të kompetencave presidenciale.

Komisioni Evropian ka thënë se ka marrë shënime të rezultateve dhe është duke pritur për raportin e misionit të OSBE-së, për “pretendimet për parregullsi”.

Komisioni Evropian ka thënë se do të vlerësojë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese “në dritën e obligimeve të Turqisë si shtet kandidat për t’ju bashkuar BE-së dhe Këshillit të Evropës”.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje autoriteteve turke që të kërkojnë një konsensus kombëtar për zbatimin e tyre”, ka thënë Komisioni Evropian.

Amendamentet kushtetuese do të zhbëjnë zyrën e kryeministrit, duke i dhënë presidentit autoritet për shumë çështje, përfshirë buxhetin dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pa miratimin e parlamentit.

Nils Muiznieks, komisioneri evropian për të drejtat e njeriut, ka thënë në një raport të publikuar më 12 prill, se shpreh “shqetësim të thellë” për rishikimet kushtetuese, të cilat do të zvoglojnë autonominë, edhe ashtu të dobësuar të gjyqësorit në Turqi.

Erdogan ka qenë i përfshirë në luftë të ashpër të fjalëve me liderët evropian gjatë fushatës për referendum dhe ka thënë se Turqia do të rivlerësojë dëshirën e saj për t’iu bashkuar BE-së.

Përpjekjet e Erdoganit dhe aleatëve të tij, për të bërë fushatë në vendet evropiane ku jetojnë turqit, janë përballur me ndalim dhe anulim të tubimeve në Gjermani, Holandë, Danimarkë dhe Zvicër- duke rritur tensionet diplomatike mes Ankarasë dhe vendeve të BE-së.