Erdogan kërkon “kokën” e tij, Bruçaj i përgjigjet për ekstradimin e turqve!

16.04.2018 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Erdogan kërkon “kokën” e tij, Bruçaj i përgjigjet për ekstradimin e turqve!

Shqipëria është një vend i lirë – u shpreh kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj, i pyetur se si do të vepronte Shqipëria nëse Turqia do t’i bënte presion Tiranës për dorëzimin e turqve që presidenti Erdogan i akuzon si të lidhur me Fetullah Gylen.
I ftuar në “Ditari” në Zërin e Amerikës, teksa komentoi incidentin e dorëzimit nga Kosova të 6 shtetasve turq, të akuzuar për veprimtari kundër qeverisë turke, Kreu i Komunitetit Mysliman u fokusua edhe tek Shqipëria.

Nëse do të ushtrohej një presion i njëjtë ndaj Tiranës siç ndodhi me Kosovën, Bruçaj lë të kuptohet se Shqipëria është vend i lirë që mendon për të mirën e kombit të saj, dhe se shqiptarët nuk mund të zgjidhin problemet e turqve. Duke theksuar fjalën, “vend i lirë”, Bruçaj lë të kuptohet se askush nuk mund të imponojë një shtet nëse Shqipëria nuk mendon se kjo është për të mirën e kombit të saj.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe jam i bindur se do të vendoste çfarë është mirë për kombin, për Shqipërinë, në këtë lidhje. Problemet politike në Turqi, apo në një vend tjetër, ne si shqiptarë nuk ja zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin, harmoninë dhe stabiltetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë, duke respektuar dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera fqinjë,” – tha për Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Skënder Bruçaj është sulmuar mjaft nga presidenti i Turqisë, përmes mediave pranë Erdogan, të cilat thonin se ky i fundit i ka vënë kusht kryeministrit Edi Rama “kokën” e kreut të KMSH-së me akuzat se është i lidhur me Gylen. Presidenti turk – shkruanin mediat – e ka vënë këtë kërkesë si kusht për të marrë pjesë ose jo në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Madhe.

Fethullah Gulen, predikues fetar, jeton në mërgim në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara. Erdogan e ka bërë atë përgjegjës për tentativën e grushtit të shtetit që ndodhi në korrik të 2016-ës. Gulen është udhëheqës i lëvizjes Hizmet, e cila besohet të këtë miliona mbështetës në Turqi duke përfshirë edhe personalitete në pozicione të fuqishme.

Kjo lëvizje është e zgjeruar edhe jashtë Turqisë dhe ka mbështetës në tërë botën.

Lëvizja në fjalë promovon dialogun ndërfetarë, edukimin dhe demokracinë.

Së fundi Erdogan po i kërkon shteteve ku dyshohet se ka turq të lidhur me Gulen, që t’i ekstradojnë ata. /Express

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Deputetët nuk e miratojnë rezolutën e LDK-së kundër Thaçit

Deputetët nuk e miratojnë rezolutën e LDK-së kundër Thaçit

Kanabis çokollatë dhe kokainë, shpallet në kërkim një shtetas shqiptar Autori: Lajmi.net Lajme, Rajoni10:52, 1 November 2018

Kanabis çokollatë dhe kokainë, shpallet në kërkim një shtetas shqiptar Autori: Lajmi.net Lajme, Rajoni10:52, 1 November 2018

Haradinaj: Tranzicioni i FSK-së do të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale

Haradinaj: Tranzicioni i FSK-së do të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale

Ministri Tahiri sot takon Jeff Session, Prokuror i Përgjithshëm i kabinetit të Trumpit

Ministri Tahiri sot takon Jeff Session, Prokuror i Përgjithshëm i kabinetit të Trumpit

Ahmeti pritet të shkarkojë tre drejtorët e VV-së në Komunën e Prishtinës

Ahmeti pritet të shkarkojë tre drejtorët e VV-së në Komunën e Prishtinës

Përplasje fizike mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës

Përplasje fizike mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës

Skandaloze: Thaçi dhe kryeministrja e Serbisë e sulmojnë Gjermaninë

Skandaloze: Thaçi dhe kryeministrja e Serbisë e sulmojnë Gjermaninë

SHBA-ja e Gjermania dënojnë frikësimin e pjesëtarëve të pakicave të FSK-së

SHBA-ja e Gjermania dënojnë frikësimin e pjesëtarëve të pakicave të FSK-së

Begolli largohet nga Telekomi, mund të emërohet nënkryetar i Prishtinës

Begolli largohet nga Telekomi, mund të emërohet nënkryetar i Prishtinës

Hoti e quan Thaçin argat të serbëve e të rusëve

Hoti e quan Thaçin argat të serbëve e të rusëve

Ministri Shala takoi afaristët nga Turqia, i fton për të investuar në Kosovë

Ministri Shala takoi afaristët nga Turqia, i fton për të investuar në Kosovë

Konfirmohet dorëheqja e Begollit nga pozita e kryeshefit të Telekomit

Konfirmohet dorëheqja e Begollit nga pozita e kryeshefit të Telekomit

Bekim Jashari paralajmëron parti të re

Bekim Jashari paralajmëron parti të re

Rama: Adoleshentët larg alkoolit dhe klubeve të natës

Rama: Adoleshentët larg alkoolit dhe klubeve të natës

Bordi i Drejtorëve të AKP-së reagon ndaj deklaratave të Isa Mustafës

Bordi i Drejtorëve të AKP-së reagon ndaj deklaratave të Isa Mustafës

Qalaj kërkon ngritje të disiplinës dhe integritetit policor

Qalaj kërkon ngritje të disiplinës dhe integritetit policor