Erdogan humbet … shumicën absolute në Turqi!

E publikuar: 07/06/2015 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia islamike konservatore AKP e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan po del fituese e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën sot në Turqi, derisa janë numërue rreth 80% e votave të 35 milionë zgjedhësve.
Erdogan ka sigurue deri tash rreth 44& të votave, tue marrë mbi 270 ulëse në parlamentin turk prej 55 ulësesh, por tepër larg shumicës absolute prej 330 deputetësh të lakmueme prej tij për me ba ndryshimet kushtetuese që kishin me e çue Turqinë drejt modelit të nji republike presidenciale si SHBA apo Franca, e të kritikueme si autokratike nga kundërshtarët politikë të presidentit.
Në vendin e dytë duket se po del partia CHP e Kemal Kilicdaroglu me rreth 25% ose 125 ulëse, në vendin e tretë MHP me 17% ose rreth 85 ulëse, derisa partia kurde e ka kalue pragun e 10% tue marrë gati 75 deputetë.