Erdogan: Forcat qeveritare të Sirisë shkelën armëpushimin në Aleppo

E publikuar: 14/12/2016 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar sot forcat qeveritare të Sirisë se kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit në Aleppo, duke shtuar se Turqia edhe më tej po bën përpjekje që të krijojë një korridor për evakuimin e njerëzve nga ky qytet.

Erdogan ka paralajmëruar se sot do të bisedojë me telefon me presidentin rus Vladimir Putin për situatën në Aleppo të cilën e ka përshkruar si “shumë jo stabile”, transmeton Reuters.

Presidenti turk ka deklaruar se janë kryer përgatitej për bartjen e njerëzve nga Aleppo në Idlib të Turqisë.